Një incident i paimagjinueshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli rajonal në Chilca të Perusë, ku rrufeja ka goditur fushën dhe ka rrëzuar përnjëherësh në tokë 7 lojtarë, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.
Për ironi të fatit gjyqtarët sapo kishin ndërprerë ndeshjen për shkak të kushteve atmosferike dhe po i dërgonin të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, në momentin kur goditi rrufeja.
Mbrojtësi 39-vjeçar, Jose Hugo de la Cruz Mesa, ka ndërruar jetë menjëherë në fushë.
Vdekja e Mesa u njoftua me mbërritjen e të plagosurve në spitalin e rajonit Huancayo, ndërsa videoja që tregon momentin e goditjes së rrufesë është tronditëse dhe po qarkullon masivisht në rrjet.
Portieri Juan Choca që ndodhej shumë pranë futbollistit që vdiq, po lufton në spital por në gjendje shumë kritike me djegie të rënda në trup.
Lojtarët e tjerë të lënduar, të moshave 16, 19 dhe 24 vjeç janë trajtuar me ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje të qendrueshme.