Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku pesë persona të një familjeje janë goditura nga një rrufe.
Siç raporton zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ndërruar jetë një 64-vjeçare, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Ajo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa gjendja e katër personave të tjerë mësohet të jetë e stabilizuar.