Dhe pse në mesin e verës dhe temperatura është shumë e lartë në shumë qytete të Shqipërisë, në veri të vendit nuk mungojnë reshjet me shi e shtërngata.

Kështu ka ndodhur pasditën e sotme në njësinë administrative Xibër në bashkinë e Klosit, ku shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtish, e cila ndodhej në mal në kullotë. Mësohet se të paktën 28 krerë bagëti të imta (dhi) kanë ngordhur nga goditja e rrufesë. 

Për fat të mirë, çobani i tyre, shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.