Një kishë 280-vjeçare në Massachusetts u shkatërrua totalisht mbrëmjen e së premtes, si pasojë e zjarrit që e përfshiu.
Departamenti i zjarrfikësve shkoi menjëherë në vendngjarje dhe për disa orë luftoi me flakët, por qe e pamundur, pasi kisha ishte e ndërtuar e gjitha me dru.
Sipas shefit të zjarrfikësve, pas hetimeve dhe dëshmive nga vendngjarja, rezultoi se shkak për nisjen e zjarrit në objektin e kultit ishte një rrufe.
Kisha e ndërtuar në vitin 1743 nuk ishte hera e parë që shkatërrohej nga flakët. Ajo u rrënua si pasojë e një zjarri në 1862 dhe u rindërtua plotësisht një vit më pas.
Ajo aktualisht ka pak më shumë se 30 besimtarë dhe pastori MacLeod shpreson dhe lutet që gjithkush të ndihmojë për riparimin e saj.