16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga rrufeja që goditi një kishë në Ruanda.

Pjesa më e madhe e viktimave humbën jetën menjëherë, ndërsa të tjerë ndërruan jetë në spital, raporton "BBC".

Mjekët thonë se nga 140 prej të plagosurve, tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ky incident ndodhi të shtunën në jug të Nyaruguru-së.

Një ditë më parë, kishte ndodhur një tjetër incident i ngjashëm. Rrufeja goditi një grup prej 18 nxënësish, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Këto incidente vdekjeprurëse vijnë dy javë pasi më shumë se 700 kisha u mbyllën në të gjithë vendin pasi nuk ishin ndërtuar sipas rregullave.