11 maj 2015 – Një dëm shumë i madh i është shkaktuar një pronari bagëtish në fshatin Poloskë të Devollit. Rreth 72 krerë bagëti ngorshën pasi u goditën nga rrufeja një ditë më parë.
Delet janë goditur nga rrufeja teksa po qëndronin poshtë një pishe për t’u mbrojtur nga breshëri që po binte. Kjo bëri që rreth 1/3-ta e tufës të ngordhte ndërsa një pjesë e madhe të verbohej.
‘Gazeta Shqiptare’ sqaron se i zoti i tufës Fahri Ibo, nuk është lënduar pasi ishte disa metra larg shkarkesës.
Ndërkaq, të gjitha delet e ngordhura janë groposur në praninë e veterinerëve dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Bujqësisë, dhe z.Ibo i ka bërë thirrje shtetit që ta ndihmojë pasi dëmi është shumë i madh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/