Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, teksa 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagëtitë.
Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.





