Mbi 100 krerë bagëti janë goditur për vdekje nga rrufeja dje në Kukur të Gramshit gjatë rrebeshit të shiut në orët e pasdites.

Për mrekulli ka shpëtuar familja prej shtatë anëtarësh e Skender Shulit, që ndodheshin në zonë.

Blegtori kërkoi ndihmë për fatkeqesinë dhe tha se bagetitë ishin i vetmi burim jetese për familjen.