Bashkia e qytetit të Durrësit pas punimeve të kryera në kuadër të projektit të ri në rrugën “Pavarësia” në plazh vendosi që qarkullimi i automjeteve të bëhej në rrugën dytësore në lagjen 13. Në mënyrë që të shmanget krijimi i trafikut në aksin e zonës bregdetare.
Por në të gjithë gjatësinë e rrugës dytësore në plazh e cila kalon mes për mes zonës së banuar nuk ka asnjë tabelë të sinjalistikës rrugore as edhe nëpër kryqëzime, ndonëse kjo rrugë frekuenohet edhe nga këmbësorë.
Përpos këmbësorëve ky aks përdoret edhe nga makina të tonazheve të ndryshme të cilët synojnë t’i shmangen trafikut si dhe për faktin se ato të tonazhit të rëndë janë ndaluar të qarkullojnë në rrugën “Pavarësia”. Përpos mungesës së sinjalistikës ajo që vihet re janë edhe pusetat e hapura mes rrugës. Investimet në segmentet rrugore në këtë zonë të qytetit kanë kushtuar jo pak miliona e sërish elementet e sigurisë për përdoruesit e rrugës mungojnë.