Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, ka njoftuar se sot do t’i dërgojë shkresë zyrtare shtetit të Shqipërisë, për taksën prej 10 euro që ka vendosur për Rrugën e Kombit.

Lekaj ka thënë për "Gazetën Express", se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë konsultë me Kosovën në lidhje me këtë veprim që ka marrë.

"As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim. Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët," ka thënë Lekaj.