“Rruga e mundimeve”! Kështu mund të quhet pa frikë aksi rrugor, që të çon drejt Sektorit Rinia, një nga zonat më të bukura përsa i përket brezit të pishave dhe vijës bregdetare në bashkinë Durrës.
Video e dërguar në redaksinë e “DurrësLajm” nga një qytetar dëshmon batimet e shumta që ka pësuar asfalti në shumë pjesë të kësaj rruge.
“3 vjet kështu, e as kujtohet njeri. Rruga është katastrofë”,– shkruan qytetari.