DURRËS, 22 maj 3013 –Në dalje të portit të Durrësit, ditën e martë, më 21 maj 2013, në orët e paradites ka filluar heqja e rreth 17 kioskave, të cilat shërbenin si filiale të disa agjencive të udhëtimeve.
Heqja e tyre është bërë, pasi pengonin punimet e rrugës se re ,e cila do të shërbejë edhe si rrugë hyrjeje për në kalatën lindore të portit.
15 prej tyre kanë qenë pa leje, madje, sipas disa punonjësve kanë qenë larguar disa kohë më parë, por u rikthyen.
2 prej tyre kishin lejë dhe ato ndodheshin në zonën, ku nuk prekeshin nga punimet.
Në operacion ka pasur forca policie të rendit si dhe ato të sigurisë së Autoritetit Portual Durrës (APD), por nuk ka pasur rezistencë për heqjen e tyre.
Madje disa prej pronarëve kanë bashkëpunuar duke i çmontuar vetë disa prej tyre.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





