Dy vëllezërit nga Puka, Viktor dhe Besmir Haxhia u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po udhëtonin me makinën e tyre në afërsi të tregut të makinave në Shënvlash, Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku u vranë më 2 mars dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Ndryshe nga vëllezërit, dy viktimat ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, kishte qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. 

Ndërkohë bie në sy se po në të njejten rruge jane kryer dy atentate te mireorganizuara. Po përse zgjidhet pikërisht ky aks për të kryer atentate.

Arsyeja se përse kjo rrugë “zgjidhet” nga vrasësit për të eliminuar viktimat e tyre është ndoshta sepse nuk ka biznese dhe kamera sigurie që mund të regjistrojnë ngjarjet. Duhet marrë parasysh edhe fakti që shumica e mjeteve të përdorura gjatë ekzekutimeve bëhen me mjete e targa të vjedhura dhe më pas digjen në një vend të shkretë larg syrit të dëshmitarëve.