Një rrugë, që asfaltin se ka njohur asnjëherë. Në këtë gjendje është aksi rrugor “Prishtina”, një rrugë me gjatësi rreth 1.2 km, që ndodhet në Njësinë Administrative Rrashbull.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e “DurrësLajm” një video që dëshmon gjendjen aktuale të aksit në fjalë, që kalon përmes një zone të banuar.
“Pershendetje! Ne video eshte Rruga ‘ Prishtina’ prane kantines se pijeve rrashbull, ku eshte e vetmja rruge qe bashkia nuk ka vene dore, ju lutem ta shperndani sepse cdo dite kalojme prane kanalit qe eshte plot me mbeturina dhe kur bjen shi rrezikon qe uji te dali ne rruge. Aty kalojme cdo dite me femije te vegjel dhe gjithashtu makina takon vetem neper gropa, barishtet e mdhaja gjate veres rriten shume dhe era e kanalit eshte e padurueshme. Ju lutem anonim, faleminderit!”,- shkruan banori i zonës.
Në buxhetin e bashkisë, për vitin 2025, janë planifikuar të investohen 85 milionë lekë në infrastrukturën rrugore, nga të cilat 35 milionë lekë janë parashikuar për rrugët e NJA-ve në zonat rurale.