Mijëra emigrantë po përpiqen të arrijnë në Britani në tragete nga porti spanjoll i Bilbaos, pas mbylljes së kampit në Calais. Policia ka ndaluar rreth 1,765 njerëz që përpiqeshin të hipnin në port, shifër kjo 5 herë më e lartë së në vitin 2016.
Kampet e vogla të çadrave janë rritur pranë terminalit të trageteve, në autostrada dhe në pronat e braktisura, njofton media spanjolle, raporton ‘dailymail’.
Shumica e emigrantëve janë nga Shqipëria, por ka edhe refugjatë të dëshpëruar që ikin nga zonat e luftës si nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Çdo ditë policia në portin spanjoll ndalon emigrantët që përpiqen të depërtojnë në anijet e pasagjerëve ose në kontejnerët e mallrave. Policia ka rritur patrullat, ka instaluar kamerat e reja, ka vendosur sensorë të lëvizjes dhe gardhe të përforcuara në një përpjekje për të marrë në kontroll situatën.
Të hënën, policia spanjolle ndaloi 26 persona që tentonin të hipnin në tragete dhe anije konteniere.
Shumë prej tyre përpiqen të hipin në anijet e Brittany Ferries që lundrojnë 3 herë në javë në Portsmouth, duke transportuar kryesisht pushuesit britanikë. Rreth 100 emigrantë, shumica e të rinjve shqiptarë me moshë nën 18 vjeç, jetojnë në tenda vetëm 300 metra nga terminali i trageteve, njoftoi gazeta ‘El Pais’.
Shqiptaret përdorin dylbi për të monitoruar Policinë Civile dhe për të parë se cilat kontejnerë po kontrollohen. Policia përdor sensorë CO2 për të zbuluar njerëzit brenda kontejnerëve të mëdha të transportit.
Hyrja për në portin në Bilbao nuk është një vepër penale. Emigrantët mund të dorëzohen në Departamentin e Emigracionit të Policisë Kombëtare dhe mund të dëbohen nga Spanja. Por shumë prej tyre nuk janë dëbuar dhe një oficer gardian Civil në port ka thënë për gazetën ‘El Pais’ se emigrantët shqiptarë dallohen nga të tjerët.
“Ndonjëherë ata fshihen në kontejnerë dy herë në të njëjtën ditë. Ne kemi rritur sigurinë dhe kontrollet tona në mënyrë që pasazhi të jetë i mbyllur për këdo që nuk ka paguar. Emigrantët shqiptarë dallohen nga refugjatët. Ata vijnë me para dhe telefona të cilat mjaftojnë për të kaluar disa javë pushime dhe veprojnë në mënyrë të ndryshme”- tha ai.
Në qershor, Agjencia Kombëtare e Krimit Kombëtar e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se bandat shqiptare ishin përfshirë gjithnjë e më shumë në krimin e organizuar në Britani.
NCA tha në një raport: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e Britanisë së trafikimit të drogës, me ndikim të veçantë dhe ndikim të nivelit të lartë në tregun e kokainës”.
Raporti thotë se shqiptarët përbëjnë 0.8 për qind të kriminelëve të organizuar në Britani të Madhe, duke shtuar se: “Londra është qendra e tyre primare, por ato janë themeluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.





