Rruga “Vath Turja” në Durrës, e cila të çon drejt Sektorit Rinia, ndodhet në një gjendje shumë të keqe.
Asfalti është i dëmtuar rëndë dhe vetëm në disa pjesë kanë mbetur fragmente nga shtrimi i parë, ndërsa pjesa më e madhe e saj është e mbushur me gropa të mëdha.
Sipas banorëve të zonës, kalimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë dhe shpesh rrezikohen dëmtime të mjeteve.
Pamjet të dërguara nga një banor tregojnë qartë problematikën dhe gjendjen e amortizuar të rrugës, e cila prej kohësh nuk ka marrë asnjë ndërhyrje.





