Ashtu siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë, një rrugë e re alternative pritet të përfundojë së shpejti për studentët, pedagogët dhe stafin administrativ të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur rektori i universitetit, Shkëlqim Fortuzi, i cili njofton nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se investimi do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të ulë kostot e transportit dhe do të reduktojë rrezikun e aksidenteve.