Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës.
Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje.
Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë.
Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit.
Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lumë duke marrë para makinat e parkuara.
Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo çmenduri e motit.