Rrugët dytësore në zonën e Shënavlashit në Durrës nuk e meritojnë të quhen të tilla. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë njohur ndonjëherë asfalt, ndërkohë që shtrohen vetëm me ­çakull në fushata elektorale.

Si­ç shihet qartë nga fotot që po publikojmë në fund të shkrimit, të shkrepura në zonën pranë kishës së Shënavlashit, degradimi i rrugëve dytësore është total.

Në disa vende shfaqen pirgjet me çakull, të cilat pritet të mbushin gropat në ditët në vijim, por kjo është vetëm një zgjidhje provizore e problemit. Vende vende çakulli ka nisur të shtrohet, në të tjera rrugë nuk ka “mbërritur” akoma.

Sipas banorëve që kanë dërguar fotot pranë redaksisë sonë, mungesa e kanalizimeve i penalizon edhe më shumë dhe shtresa e çakullit nuk është zgjidhja e duhur për “riparimin” e infrastrukturës rrugore.

Në këtë zonë nevojitet ndërhyrje konkrete dhe projekt i mirëfilltë për infrastrukturën rrugore, e cila i përngjet fshatrave të humbur malorë e jo një zone vetëm pak km larg qendrës së Durrësit.