Dy djem 20-vjeçarë, banues në Durrës, u kapën në flagrancë nga uniformat blu me nga një dozë kanabisi.

Ndaj dy të rinjve Xh.K. dhe R.M., policia referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ata janë ndaluar nga efektivët e policisë në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 02:30 në lagjen nr. 1.

Pasi ushtruan kontroll fizik, blutë gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis  Sativa.