Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me drogë.

I riu shqiptar kishte fshehur drogën në dyshek dhe më pas e shiti në zonën Campasso, raportojnë mediat italiane.

Shpërndarësi, një shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga agjentët e stacionit policor Pré.

Pasi kontaktoi me disa bashkëmoshatarë, hyri në një ndërtesë.  Ndersa po largohej, i riu u ndalua nga oficerët të cilët kontrolluan në apartamentin ku ai kishte qenë për disa orë.

Sipas policisë, të riut i janë kapur dhe sekuestruar mbi 700 gram heroinë të ndarë në tetë mbështjellës dhe disa fletë ku shënoheshin emrat dhe numrat.