DURRËS, 8 nëntor 2014– Karabinierët e qytetit të Kuneos (Cuneo) arrestuan Rubens Recin, 37 vjec, sepse gjatë kontrollit në trup i gjetën 7 doza kokainë. Më pas u ushtrua kontroll në banesën e Rubensit, ku u gjetën gjithsejt 59 gramë kokainë. Gjatë kontrollit u sekuestrun një peshore precizioni si edhe 1 800 euro kryesisht në kartmonedha të prerjeve 20 dhe 50 euroshe, që dyshohet se janë fryt i shitjes së drogës. Pas arrestimit Rubensi u dërgu në Burgun e Kuneos në pritje të zhvillimit të procesit gjyqësor.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





