Gjatë një interviste në "Energy Radio" aktori i humorit dhe moderatori Agron Llakaj e konsideroi si banale rubrikën "Shihemi në gjyq" në emisionin "E diela shqiptare".

Pas deklaratës së aktorit të njohur, Eni Çobani ka postuar një foto të saj të shoqëruar me një mesazh të cilin, dyshohet se juristja e ka si kundërpërgjigje ndaj Agron Llakajt.

"Të jesh i lire është e drejte themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lire është virtyt dhe vlerë. Faleminderit Tv Klan për lirinë që më fal çdo ditë"– shkruan Çobani.