Nga Fieri ku prezantuan kandidatët socialistë për deputetë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kishte një apel për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ruçi kërkoi nga ky institucion që të gjitha subjektet politike të kenë numër të barabartë kandidatësh në listat e tyre, siç e kërkon Kodi Zgjedhor.
“Siç dihet skuadra e qarkut të Fierit ka 18 kandidate dhe kandidatë për deputetë, duke respektuar kështu rigorozisht kërkesat e Kodit Zgjedhor. E theksoj këtë që në fillim sepse dua t’i bëj një apel KQZ-së dhe institucioneve të veta për të interpretuar siç duhet Kodin Zgjedhor dhe gjithë subjektet politike në garë, të jenë të barabartë me numrin e kandidatëve pasi siç kemi marrë vesh nga informacione që media pasqyron, vetëm në qarkun e Fierit subjekte të caktuara politike tejkalojnë këtë numër, duke mos respektuar kërkesat e Kodit dhe duke tentuar të regjistrojnë jo 18 sa kërkon Kodi, por 24 kandidatë.”





