TIRANË- Partia Socialiste e ka gati strategjinë elektorale të vitit 2013 me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Kreu i grupi parlamentar Gramoz Ruci, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste dega Tiranë teksa ka akuzuar qeverinë për zhytjen e vendit në varfëri, i bëri thirrje që cdo socialisti që të trokasë derë me derë në mënyrë që me frymë elektorale të rrëzojë qeverinë “Berisha”. 

“Saliu nuk bie vetë duhet ta rrëzojë fryma elekorale që duhet të ngrejë opozita shqiptare në udhëheqjen e Partisë Socialsite dhe Edi Ramës. Unë do ju kërkoja të trokasim në cdo derë dhe tu themi qytetarëve shqitparë: Në 2005 Saliu e gjeti kilen e bukës me 50 lekë sot e lë me 100 lekë, e gjeti orizin ne 80 lekë sot e le 140 lekë. Kilen e sheqerit e gjeti me 80 lekë e lë me 160 lekë, kilen e miellit e gjeti 50 lekë e lë 100 lekë…Fryma nuk rritet vetvetiu por duhet të plotësojë dy kushte, këto që thamë të thuhen vesh më vesh dhe derë më der. Dhe e dyta nuk duhet të lodhemi së propaganduari së përsëritur alternativën për një Rilidnje Shqiptare, duke u thënë se alternativa jonë është punësimi jo papunësia. Tu themi biznesmenëve se ne jemi për taksim të ndershëm jo taksë të padrejtë”,- theksoi Ruci teksa në nisje të fjalës së tij e ka justifikuar mungesën e liderit të opozitës Edi Rama për një arsye madhore.

STATUSI, RUCI: SALIU I HEDH FAJIN E TIJ PS 

Kreu i grupit socilaist akuzoi Berishën për dështimin e qeverisë në procesin e integrimit. 
“Lajmi më i keq ishte refuzimi për herë të ttretë të statusit dhe përpjekjeve të Saluit se fajin e ka Rama, PS, kur fajin në vetevet është mungesa e demokracisë dhe moszhvillimi i zgjedhjeve të lira, mungesa e parlamentarizmit, e pavarësisë së organeve kushtetutese, e drejtësisë, shkalla e lartë e korrupsionit, kriminalitetit, e ndotjes së mjedisit, përkeqësimi i lirive e ët drejtave të njeriut. Këto janë shkaqet që për herë të tretë si asnjëherë tjetër, është refuzuar statusi”, theksoi Ruci. 

BUXHETI, RUCI: NUK ZBUT KRIZËN DHE NUK E UL BORXHIN PUBLIK

Ruci ka folur edhe për buxhetin e vitit 2013 duke nënvizuar se buxheti nuk zbut krizën dhe nuk e ul borxhin publik.“Ky vit fillon me zgjedhjet e reja dhe ka filluar me diskutimin për zgjehdjet e vitit 2012. Rezulton se ky buxhet nuk ndihmon në rimëkëmbejen e ekonomisë shqiptare, nuk kontribuon në zbutjen e efekteve të krizës që ka pllakosur ekonominë e qytetetarëve shqiptar, buxheti nuk e ul borxhin publik, por e rrit dhe e le pakufi, nuk e zbut varfërinë por e shton akoma më tej. Ky buxhet nuk ka dritë jeshile për të shtuar asnjë vend pune, por për të shtuar ushtrinë 1 milion të papunësve. Ky buxhet shkatërron financat e pushtetit vendor dhe nuk i jep asnjë lekë pensionistëve, veteranëve, njerëzve me aftësi të kufizuar, por edhe dy shtyllave sic janë ish pronarët dhe ish të përndjekurit nuk u siguron asgjë”, theksoi Ruci. 

 
AHMET ZOGU DHE SALI BERISHA VËLLEZËR SIAMEZË

Numri 2 i socialistëve iu rikthye edhe një herë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke akuzuar kryeministrin se i dhuroi Shqipërisë nje vend me korrupsion të lartë dhe drejtësi të munguar, ndërkohë që tentoi të zbehtë festën duke glorifikuar figurën e Ahemet Zogut, të cilën e cilësoi si vëllain siamez të shefit të qeverisë. 

“Ahmet Zogu, sundimtari monark dhe Sali Berisha sundimtari në emër të demokracisë ngjajnë si dy pika uji, si dy vëllezër siamezë. Berisha nuk u kërkoi ndjesë shqiptarëve për ata dhjetra vetë, nga Bajram Curri deri tek Shota, që i vrau Ahmet Zogu. Dhe nuk na tha që mbi 30 intelektualë, ajka intelektuale e këtij kombi ishin dënuar nga ky satrap. Pse e do kaq shumë ky Saliu këtë Ahmet Zogun? Nuk është rastësi, e lidhin shumë gjera. Së pari se askush sikurse Ahmet Zogu nuk sundoi në mënyrë despotike, dhe po me mjete despotike do të sundojë edhe Berisha. Ahmet Zogu sundoi me intriga dhe frikë, edhe ai do të sundojë me të njëjtën mënyrë. Fillon dhe mbaron mbledhje e grupit parlamentarë, e qeverise dhe ne parlament vetëm me Edi Ramën, duke bërë intriga dhe duke frikësuar PS-në. Ashtu si Zogu erdhi në pushtet i pazgjedhur, por me ndihmën e Serbisë, edhe Saliu ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Edhe Saliu jonë sot mik të familjes deklaron një serb tjetër,Fazlliçin. Edhe Saliu në gjithë politikën e tij, kur ishte president theu embargon për të ushqyer makinën shtypëse të vëllezërve tanë në Kosovë. Kur UÇK-ja doli në mal, fondamentalist, ekstremist dhe komunistë i quajti ai luftëtarët e UÇK-së. Edhe Saliu kur ishte puna për të nënshkruar përfaqësuesit e Kosovës marrëveshjen e Rambujese, tha që kush nënshkruan është tradhti kombëtare.”- deklaroi Ruçi.