Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se çelja e negociatave është një fitore kombëtare e shqiptarëve.

Ruçi u shpreh se të gjitha palët politike kanë kontribuar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ju faleminderit shumë për pjesëmarrjen. Vlerësoj të gjitha palët që ishin të pranishëm në këtë Këshill. Të gjithë kemi kontribuar për çeljen e negociatave. Çelja e negociatave është fitore kombëtare. Kuvendi nuk do të lejojë që Reforma në Drejtësi të ngadalësohet apo të ndalohet. Kuvendi miratoi edhe atë që u quajt anti-KÇK.”