Kryeparlamentari Gramoz Ruçi paralajmëroi 21 institucionet e pavaruara që raportojnë në Kuvend se nëse nuk do të kenë rezultate në punën e tyre, ai do të firmosë shkarkimin e tyre.

Ashtu si Ruçi edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkoi forcimin e kytyre institucioneve, për shkak të rolit kyç që kanë në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Në tryezën e Kuvendit me 21 institucionet Agron Tufa ngriti shqetësimin për debatin e disa ditëve më parë me debatin e deputetit Spartak Braho. Tufa kërkoi të merren masa disiplinore ndërsa kreu i grupit socialist i tregoi derën e Gjykatës dhe Prokurorisë.

Disa nga institucionet kërkuan më shumë burimve njerëzore dhe buxhet për mbarëvajtjen e punës së tyre.