Aktorja e humorit si dhe moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka ndarë me ndjekësit dedikimin e veçantë që ka bërë për të bijën dhe mbesën.

Në një postim në InstaStory, Rudina ka publikuar foton ku duken dy tatuazhet me emrat Viktoria, vajza e saj dhe Hana, mbesa, në dy kyçet e duarve.