E ftuar në emisionin “E Diell” një ditë më parë, aktorja Rudina Dembacaj ka folur për marrëdhënien me dy ish-vjehrrat dhe atë aktuale, mamanë e Mark Frrokut.

Moderatori Edi Manushi e pyeti nëse do të jetonte me vjehrrën dhe Rudina tha se ajo është ëndrra e çdo vjehrre dhe shumë serioze.

“Jam fiks personi i duhur për këtë temë sepse unë jam në vjerrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”, tha aktorja, ndërsa përshkroi nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt dhe Aleksit.

Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?

Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.

Edi Manushi: E dyta?

Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale. E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.

Edi Manushi: E katra?

Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush.