Mund të cilësohen pa frikë si çifti më i ndjekur për momentin. Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun, të cilët pak kohë më parë bënë edhe publike lidhjen e tyre. Ishte vet aktorja dhe moderatorja që i vuri pikat mbi ‘I’, teksa postoi foto me ish-deputetin ku deklaronte se e donte.

“E di qe e donit të gjithë, por e kam për vete… ekskluzive. Për te gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes…Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi Rudina, pak ditë më parë.

Që prej asaj dite, duket se Rudina nuk i kursen pozat me partnerin e saj. Aktorja ka postuar një tjetër foto në krahët e të dashurit, ku çifti shihet së bashku në ambientet e biznesit të tyre.