Ditën e sotme, moderatorja e njohur Rudina Magjistari ndërsa filloi sezonin e ri dhe festoi 10-vjetorin e emisionit të saj shkroi edhe një mesazh për ndjekësit e saj. Por mesazhi duket se nuk i është referuar vetëm ndjekësve, por edhe kundërshtarëve. 

“Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi origjinal dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju”, u shpreh Rudina.

Me mesazhin e saj, Rudina thumbon rivalen e saj në “Top Channel” Bieta Sulon, e cila në fund të sezonit të shkuar u shpreh se emisioni i saj ishte më i ndjekuri.