Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re. Hajdari ka deklaruar për “Report Tv” se në partinë e re që do të krijojë nuk do të jetë Myslym Murrizi.

Ajo shtoi se ka nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht si parti e re. Deputetja ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim nisim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo.