Vajza e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Kuvend duke theksuar se mos respektimi i këtij institucioni është mosrespektim i atyre që nuk janë sot. Deputete për herë të parë, Hajdari u ndal edhe tek programi i qeverisë dhe prezantimi i ministrave, duke e quajtur gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.
“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha deputetja e PD, Rudina Hajdari.





