Rudina Hajdari prej vitesh është e martuar me një shtetas amerikan, por e ka mbatjur atë gjithmoë larg vëmendjes së publikut dhe medias. E ftuar sot në “E diell” në Top Channel, deputetja ka folur sot njohjen me bashkëshortin.
Ajo është shprehur se për herë të parë me bashkëshortin është takaur kur ka qenë 16 vjeçe dhe zbuloi si ka reaguar e ëma, gjyqtarja e shkarkuar, Fatmira Hajdari.
“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.





