Politikanët shqiptarë pas fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit, kanë vendosur të “arratisen” dhe të shkojnë për pushime jashtë vendit.
Së fundmi Rudina Hajdari, kandidate për deputete në Elbasan nën siglën e “Nismës Thurje”, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shihet e buzëqeshur teksa pozon në një nga kafenetë në Nju Jork.
Vetë deputetja nuk bën me dije nëse ky kthim në vendin ku ka qëndruar për shumë vite, do të jetë i përhershëm apo ka marrë vetëm disa ditë pushimi. Kjo vizitë mund të jetë dhe një sinjal për rikthimin pranë bashkëshotit të saj, me të cilin vetë Hajdari rrëfeu në fillim të këtij viti se po kalonte një krizë e një moment shumë të vështirë në martesën e saj.
Kujtojmë që pak ditë më parë drejt SHBA udhëtoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndau foto teksa ishte takuar edhe me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.





