Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo kanë dëshmuar se nuk janë vetëm prezantueset e dashura dhe simpatike për publikun e gjerë të pasdites, por edhe njëherësh vajza me stil dhe që e duan të bukurën.
Kështu, çështja e veshjes për një prezantuese që drejton çdo ditë të javës një emision është ndër më kryesoret, ndaj ato përpiqen që të kenë dukshëm një pamje të kuruar dhe plot stil sa herë që shfaqen në studiot televizive. Por, ditën e sotme dy prezantueset e njohura kanë bërë xing me të njëjtën veshje.
Ky detaj është kuptuar edhe në rrjetet sociale, nga ku janë shkëputur fotot e para nga emisionet përkatëse të orarit të pasdites.
Bieta shfaqet mjaft e qeshur si gjithmonë me fustanin në ngjyrë bezhë me rrip në mes, të kombinuar me taka në po të njëjtën nuancë.
Nga ana tjetër edhe Rudina ka pozuar mjaft e qeshur në foton ku duket se ka veshur të njëjtin model fustani, por në ngjyrë jeshile, të kombinuar në taka njësoj si Sulo.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të dy prezantueseve, të cilët kanë komentuar menjëherë në postimin e secilës, duke i komplimentuar për ‘look-un’ e tyre mjaft elegant.





