Ka pak kohë që Rudina Magjistari është bërë nënë e vajzës të quajtur Mia. Si çdo nëne të re, i ka sjellë pagjumësi e orë të pafundme përkujdesje Rudina Magjistarit. Mëmësia, ka bërë që prezantuesja e “Takimi i Pasdites” të rri natë e ditë zgjuar, pranë vogëlushes së saj.
Përjetimet si nënë e re Rudina Magjistari i ka ndarë me ndjekësit në IG kur këtë fundjavë, në orën 5 të mëngjesit të së premtes, postoi një foto ku shkruan “Ditën ditë dhe natën ditë”.





