Një deklaratë e Tunës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ka nxitur reagimin e Rudina Magjistarit, pasi këngëtarja tha mbrëmë se nuk do të shkojë tek emisioni i Rudinës. “Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera. Apo edhe 20 vite sa të jem gjallë.”
Moderatorja -Rudina ka zgjedhur t'i kundërpërgjigjet Tunës në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Hej Tune darling, po hakmerrshe se pse unë bëj punë time dhe ftoj në program një këngëtar, dhe që për rastësi është dhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske pas në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend zë ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh showbizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetra yje që ke qejf t’i shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet!
p.s. Ermal e do dhe ti një”?





