31 maj 2015 – Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është mjaft e kujdesshme sa herë bëhet fjalë për detaje nga jeta e saj private, por dashurinë që po jeton me partnerin e saj Xhavit Bajrami nuk e ka mbajtur të fshehtë ndaj publikut. Ajo ka postuar një foto me të dashurin, në sfondin e së cilës duket edhe flamuri kuq e zi.
“Edhe një foto me flamur duhej…”, shkruan Rudina në profilin e saj në Instagram.
Të shumta kanë qenë urimet dhe komentet nga ndjekësit në Instagram, të cilët e kanë komplimentuar çiftin simpatik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/