Moderatorja Rudina Magjistari ka sqaruar të gjithë fansat e saj lidhur me ndryshimin drastik që kishte në ngjyrën e saj të flokëve.
Para se të niste emisionin, Rudina tha se e gjitha ishte një simbolikë për të nisur vitin e ri me ndryshime dhe se flokët ishin paruke.
“Viti i ri nis me ndryshime dhe me plane të reja. Sot bëmë një ndryshim të look-ut por nuk janë përgjithmonë kështu. Kështu që të qetësohen tifozët e ngjyrës bionde. Do të kthehemi nesër sërish në identitet. Por që për të ndryshuar sot… Sigurisht që nuk janë të mitë ë se mund të çuditen e të thonë po si kthehen flokët nga sot për nesër? Janë të përkohshme, ka truqe plot. Sot më solli ndryshe, pas pushimeve e festave,”– tha Rudina.
Në emisionin e sotëm Rudina u shfaq me flokë ngjyrë karrotë duke shkruar se ku do të ishte stili i saj i ri për këtë vit.





