Nga ekrani jo të gjithë ia kanë vënë re ose e kanë konsideruar si veçori të portretit të saj, por shenja në buzë e Rudina Magjistarit që dallohet me sy të lirë ka një histori të trishtë.

Para fëmijëve të Piter Panit, mbrëmjen e të hënës, Rudina rrëfeu historinë që i ka lënë shenjën në buzë: 

“Unë kam qenë 5 vjeç. Isha duke dalë nga shtëpia dhe vesha një palë shapka që i kisha shumë qejf, por mami më tha të mos i vishja, sepse mund të pengohesha. Unë nuk e dëgjova mamin dhe i vesha. Në dorë kisha një shishe. Duke ecur, pengohem dhe u rrëzova. Por shishja ra para meje dhe u thye, dhe unë rashë sipër saj. Kjo ngjarje më ka lënë këtë shenjën në buzë që e kam edhe sot. Nuk e di nëse më dallohet nga ekrani, por dallohet me sy të lirë. Për fat të mirë, nuk më ka prishur asnjë punë…”