Rudina Magjistari ka shfaqur vajzën e saj, Mian, pas shumë kohësh qëndrimi larg rrjeteve sociale. Moderatorja e 'Takimit të Pasdites' tani po shijon pushimet verore të para si nënë, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në tetor të 2015-ës:
'Mendova se ishte një 'folie' (çmenduri) ta fusja Mian 9-muajshne në det sot për herë të parë, por në fakt asaj i pëlqeu aq shumë, sa hidhej brenda në ujë nga gëzimi. Çfarë lumturie!'
Magjistari ka shpërndarë një foto të Mias të ulur në një kamerdare rozë në detin e Himarës.
Rudina Magjistari është tërhequr momentalisht nga ekrani, dhe i është përkushtuar krejtësisht Mias, bashkë me partnerin e saj Xhavit Bajrami.





