Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari e ka ndarë me miqtë momentin e votimit duke postuar në profilin e saj personal një fotografi që e tregon gishtin e lyer me bojën matrikuluese.

Në mesazhin bashkangjitur me foton Magjistari shkruan se “unë votova që të mos lë të tjerët të vendosin për mua. Votova për jetën time, me jetën time”.