Në një postim në Twitter, deputetja Rudina Hajdari, ka falenderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel dhe Harry Bajraktarin për nderimin që i bënë një ditë më parë figurës së babait të saj, Azem Hajdarit.
Bie në sy se deputetja Hajdari nuk e përmend Presidentin Meta, të cilin e akuzoi se nuk e lejoi të ishte pjesë e ceremonisë së mbajtur në Tropojë.
"Falenderojmë @RepEliotEngel & @HarryBajraktari që nderuan figurën e tim eti duke vizituar bustin e tij, gjatë vizitës në. Me keqardhje më duhet të shprehem se kjo ishte hera e parë që familja jonë nuk ka qenë e ftuar në një aktivitet të tillë për shkak të dramës politike."





