Pasditen e djeshme, Rudina Magjistarit i del situata jashtë kontrollit nga ngatërresa që e ftuara e saj bën në emision.
Ka qenë kuzhinierja e njohur Tefta e cila shpjegoi si të përgatisim maja në kushte shtëpie.
Por teksa po shpjegonte, Tefta bëri një gafë. Ajo në vend që të thoshte se majasë i duhen nëntë ditë për t’u përgatitur, tha se i duhen nëntë muaj.
Gabimin e kuptoi menjëherë dhe duke qeshur e rregulloi. Por kaq mjaftoi që publiku dhe moderatorja e njohur, Rudina të shpërthenin në të qeshura e të mos ndalonin dot.
“Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë, 9 ditë mjaftojnë”, shkruan Rudina me humor krahas videos që tregon gabim që bëri zonja Tefta, e që ka shkrirë së qeshuri edhe ndjekësit në “Instagram”.





