Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit "Dritare" në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet.

Gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit të saj ndërsa lajmi është botuar në portalin Dritare.net, një gazetë online e bashkëthemeluar nga Rudina Xhunga me bashkëshortin, Dritan Hila.

Ndërkohë Vizion Plus i është bashkuar Sokol Balla i cili pritet të drejtojë një emision të ri  të quajtur "Real Story", ndërsa njëkohësisht mësohet se ai do jetë edhe drejtor informacioni në këtë televizion.