Gazetarja Rudina Xhunga ka dhënë një intervistë ndryshe ku ka treguar detaje nga jeta e saj personale. E pyetur nga “Panorama”, Xhunga ka rrëfyer jetën me vazjën e saj Alala dhe bashkëshortin Dritan Hila që është gjithashtu gazetar.

Ndër të tjera, Xhunga tregoi edhe vendimin drastic që ka marrë pas lindjes së vajzës. Ajo shprehet shkurtimisht se nuk do më asnjë fëmijë tjetër dhe se e ka mbyllur këtë cikël.

Rudina tregon se fillimisht vajza donte një motër ose vëlla, ndërsa tashmë as Alana nuk këmbëngul.

Pjesë nga intervista:

Bruna: Ndërkohë po mendon që mund të ketë një tjetër fëmjë në familjen tuaj ?

Rudina: Jo, ne kemi mbyllur me Alanën.

Bruna: Alana dëshiron një fëmijë tjetër apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës.

Rudina: Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot psh. Më thotë,- Mendoj që je shëndoshur.  Po pse- i them unë,-  mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo.

Bruna: Eshtë e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë.

Rudina: Po nuk do të vijë bebi.