TIRANË-Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Genc Ruli bëri sot analizën vjetore të punës së dikasterit që ai drejton duke theksuar progresin e arritur në prodhimet bujqësore dhe blegtorale.
“Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka shënuar një progres të ndjeshëm me tregues bazikë cilësor e sasior që karakterizojnë jo vetëm një rritje të prodhimit, rritje të produktivitetit por me një rritje të ardhurash”, tha Ruli në një konferencë për shtyp.
Ruli vuri në dukej se progresi u arrit pavarësisht ndryshimeve klimaterike në vendin tonë dhe botë, të cilat ndikuan në Bujqësi dhe Blegtori.
“Thatësira ka goditur shumë vende, ka pasur rënie të madhe të prodhimit në shumë vende, dhe kemi pasur rritje të cmimeve të burimeve energjitike që kanë sjellë një rritje të cmimeve të produkteve bujqësore. Aspektet klimatike që kanë ndikuar dhe në vendin tonë, u karakterizuan nga një dimër i gjatë dhe i ftohtë dhe një thatësirë e madhe dhe e zgjatur në kohë”, tha mes të tjerash Ruli.