BUKURESHT, 22 shkurt 2013 – Disa inspektorë nga Agjencia Rumune Sanitare e Veterinare gjetën në një magazinë në afërsi të Bukureshtit, paketa me mish kali, të ambalazhuara si mish lope. Bëhet fjalë për 100 kg mish.
Shefi i magazinës në qarkun Alba ka konfirmuar falsifikimin e ambalazheve.
Agjencia Rumune Sanitare e Veterinare njoftoi se mishi ishte destinuar për konsum në tregun rumun dhe jo për eksport. Pas kontrollit, magazina u mbyll dhe u konfiskuan kompjuterët e firmës që të ndiqet rruga e mishit.
/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/