5 persona, mes tyre një i mitur, kanë humbur jetën pasi një bujtinë në Rumani u përfshi nga flakët.

Sipas AFP zjarri në këtë bujtinë, e cila ndodhet 100 kilometra në veri të Bukureshtit, ka rënë mëngjesin e sotëm, ndërsa po ashtu kanë mbetur të plagosur tre të tjerë, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Sipas raportimeve të mediave vendase, kjo bujtinë nuk ishte e pajisur me certifikatën e sigurisë ndaj zjarreve, mangësi që i ishte konstatuar që në 2019.